Pasi Kushtetuesja rrëzoi Qeverinë Hotin, reagojnë nga LDK

470
fresco

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese rreth vlefshmërisë së votës së deputetit Etem Arifi për zgjedhjen e Qeverisë Hoti, ka reaguar zëvendësministri i MD’së nga radhët e LDK-së, Florian Dushi.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Dushi ka publikuar një fotografi me anëtarë të kësaj partie, derisa i ka vënë një mbishkrim që lidhet me vendimin e Kushtetueses.

“Opozita punën e tyre, gjykata punën e saj, e ne, Lidhja Demokratike e Kosovës, punën tonë ✌”, ka shkruar Dushi.

Gjykata Kushtetuese mbrëmë ka vendosur pro kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje rreth vlefshmërisë së votës së deputetit Etem Arifi për zgjedhjen e Qeverisë Hoti, me çka edhe zyrtarisht vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të reja të parakohshme.

Comments