Pastrohet rruga për në Mavrovë, Memeti:Kujdes nga shpejtësia

398

Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugët e Maqedonisë” Bekim MEMETI ka apeluar tek vozitësit që të jenë shumë të kujdesshëm, sidomos në zonat malore informon Tetovasot.
Në këtë periudhë plot lagështirë shkaku i motit të keq që po mbretëron, drejtori Memeti u është drejtuar me një apel qytetarëve që të kenë kujdes nga shpejtësia për të evituar aksidente të padëshiruara. Në ndërkohë ekipet e Ndërmarrjes Publike “Rrugët e Maqedonisë” janë në terren në zonat e Mavrovës për të pastruar vendet e ndryshme dhe sidomos heqjen e drurëve që përbëjnë pengesa nëpër rrugë, sidomos malore.Memeti tha se ekipet e Specializuara të institucionit që ai drejton, do jenë kudo ku është e nevojshme gjatë kësaj periudhe. Tetovasot.

Comments