artia Demokratike dënon sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës. Me anë të një deklarate të shpërndarë për mediat, PD-ja e cilëson ngjarjen e së enjtes një akt të papranueshëm dhe që dëmton interesat e Kosovës.

“Akte të tilla të papranueshme dëmtojnë interesat e Kosovës dhe interesat kombëtare dhe çojnë ujë në mullinjtë e kundërshtarëve të integrimit euroatlantik të Republikës së Kosovës. Partia Demokratike e Shqipërisë qëndron me vendosmëri në krah të qytetarëve dhe autoriteteve të Kosovës”, thuhet në deklaratë.