PD-ja më 13 qershor mban zgjedhjet e brendshme për kryetar të ri
Basha edhe në mbledhjen e kryesisë thuhet të ketë ripërsëritur qëndrimin e tij se zgjedhjet e 25 prillit kanë qenë një “masakër elektorale”, duke hequr përgjegjësitë e tij për rezultatin e zgjedhjeve.
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, gjatë një prononcimi për media më 25 prill, 2021.
Bëhet e ditur se Basha do të rikandidojë për kryetar të partisë.
Nga një anë qëndron një grup i kundërshtarëve, përfshirë ish-presidentin Bujar Nishanin, kryetarin e Këshillit Kombëtar të PD-së, Fatbardh Kandilli, të cilët i kërkojnë kryetarit Lulzim Basha të japë dorëheqjen duke thënë se ai duhet të marrë përgjegjësi për humbjen e zgjedhjeve të përgjithshme. Nga ana tjetër qëndrojnë përkrahësit e Bashës, të cilët pretendojnë për manipulim të zgjedhjeve, por edhe thonë se Partia Demokratike u rrit nën drejtimin e Bashës.
Në zgjedhjet e 25 prillit, demokratët arritën të merrnin 59 mandate në Kuvendin e Shqipërisë, krahasuar me 46 që kanë pasur në 2017. /REL

