


Partia Demokratike e Kosovës sot ka mbajtur tubim në Shtime, Lipjan dhe Gjilan, njofton Klan Kosova.
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se koalicioni PDK-AAK-Nisma duhet të dalë fitues në zgjedhjet e 11 qershorit, dhe pastaj tregoi për punët se ku do të fokusohet ky koalicion.
Më pas, Veseli vizitoi edhe Lipjanin e Gjilanin, ku edhe aty kërkoi votën për 11 qershor si dhe për kandidatët për deputetë nga Anamorava.