PDK: Edhe Konjufca është votuar si kryetar Kuvendi nga Etem Arifi
Nga Partia Demokratike e Kosovës kanë rikujtuar se Glauk Konjufca i VV-së ishte votuar nga Etem Arifi, deputeti i dënuar me burg për vepra korruptive.
Ky reagim i VV-së vjen pasi që çështja e votimit të qeverisë Hoti nga deputeti Arifi tanimë ka përfunduar në Kushtetuese, dhe për këtë është mbajtur edhe një seancë.
Reagimi është bërë nga Ilir Gashi, që është zyrtar i Partisë Demokratike të Kosovës.
Postimi i plotë i tij në Facebook:
Deputeti Ethem Arifi dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë zhvilluar 4 raunde bisedime që të marrin votën e deputetit Arifi për qeverinë Kurti! Nuk janë pajtuar për pozita!
Për më shumë deputeti Arifi ka votuar edhe Glauk Konjufcën për kryetar të Kuvendit!
A po tingëllon dyftyrësi e Lëvizjes!. /Lajmi.net/