PDK sot konferencë, pritet ta dërgoj në kushtetuese Ligjin për Zyrtarët Publikë
Përfaqësues të Partisë Demokratike të Kosovës, kanë paralajmëruar se sot do të mbajnë konferencë për media, para Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.
Në bazë të njoftimit të kësaj partie, konferenca do të mbahet në orën 11:00.
“Përfaqësues të Partisë Demokratike të Kosovës mbajnë të premten (nesër) Konferencë për media, para Gjykatës Kushtetuese të Kosovës”, thuhet në njoftim.
Para një jave, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, paralajmëroi se do ta dërgojë në Kushtetuese, Ligjin për Zyrtarët Publikë.
Kuvendi i Kosovës ditë më parë e ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin për zyrtarët publikë. 62 deputetë kanë marrë pjesë në votimin e këtij ligji, prej tyre 58 kanë votuar për, dhe katër kanë abstenuar.
Tri partitë opozitare PDK, LDK dhe AAK nuk kanë marrë pjesë në votim.
Lidhur me ligjin për zyrtarët publikë të miratuar në Kuvend, kanë reaguar nga Bashkimi Evropian, duke shprehur shqetësim me disa dispozita të këtij ligji.