PDK: Të dhënat e mbi 1 milion qytetarëve u morën nga dhoma e përgjimeve në Telekom, VV-ja do të shantazhojë çdo familje të Kosovës

567
fresco

Partia Demokratike e Kosovës ka alarmuar për skandalin e fundit të qeverisë në ikje Kurti lidhur me vizitën e paligjshme në njësitin e përgjimeve në Telekomin e Kosovës nga kryeministri në detyrë Albin Kurti, zëvendësi i tij, Haki Abazi dhe ministri brendshëm, Xhelal Sveçla.
Në një konferencë për media, deputeti i kësaj partie, Sejdi Hoxha, ka thënë se të dhënat e mbi 1 milion qytetarëve të Kosovës dhe komunikimet e tyre 20 vjeçare janë në duart e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila tani e tutje do të shantazhojë secilën familje kosovare dhe qytetar të këtij vendi.Po ashtu, PDK ka bërë thirrje Prokurorisë të veproj menjëherë me hetime dhe që organet e drejtësisë t’i arrestojnë të gjithë zyrtarët e lartë në Telekom që lejuan këtë vizitë të paligjshme të zyrtarëve të lartë të qeverisë në këtë dhomë.

Comments