PDK vendos sot për kandidatin për kryetar të Drenasit

354
fresco

As një vit nga zgjedhjet e parakohshme që u mbajtën për zgjedhjen e kryetarit të Drenasit, ku fitoi kandidati i PDK-së, Ramiz Lladrovci, kjo komunë do të ketë në tetor udhëheqësin e ri.

Por, përzgjedhja e kandidatit për kryetar të njërit nga bastionet më të mëdha të PDK-së, Drenasit, po del të jetë problem për partinë, shkruan Indeksonline.

PDK në Drenas ende nuk ka vendosur se me kë do të sfidojë kandidatët e partive tjera për të marr në udhëheqje edhe për një mandat këtë komunë.

Njëri ndër kandidatët e përfolur, Naim Bazaj ka thënë për Indeksonline se sot do të vendoset nëse ai apo dikush tjetër do të jetë i përzgjedhuri i PDK-së për zgjedhjet e 22 tetorit.

“Pasdite e kemi mbledhjen e kryesisë së PDK-së dhe besoj se do të diskutojmë për këtë çështje dhe do të shohim”, ka thënë Bazaj.

Sipas tij, Kryesia nuk është e kënaqur me punën që ka bërë për tetë muaj, kryetari i tanishëm, Ramiz Lladrovci.

“Disponimi i kryesisë nuk është për ta kandiduar kryetarin aktual që është, për arsye se po e shohin që ka pakënaqësi të shumta ndaj tij. E shohim sot se çka do të ndodh”, ka shtuar Bazaj.

Indeksonline ka provuar të kontaktoj edhe me Lladrovcin për të marr një qëndrim të tij për deklaratat e Bazajt, por ishte e pamundur.

Në telefonin e tij personal është lajmëruar dikush tjetër duke thënë se Lladrovci është në një takim dhe se mund të përgjigjet vetëm përmes e-mailit.

Comments