PDSH-ja uron Kurban Bajramin
Në emër të Partisë Demokratike Shqiptare dhe në emrin tim personal ju uroj të gjithë besimtarëve të fesë islame festën e Kurban Bajramit, duke ju dëshiruar shumë shëndet, lumturi dhe mbarësi. Kurban Bajrami është festë e solidaritetit dhe respektit të ndërsjelltë, andaj duke u udhëhequr nga fryma e kësaj feste të bekuar uroj që të vazhdojmë të kultivojmë vlerat tona fetare dhe kombëtare, duke punuar për të ardhmen e familjeve tona dhe kombit tonë, thuhet në mesazhin e urimit nga PDSH-ja.