Blerim Peci nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se është e drejtë e Behgjet Pacollit dhe zyrtarëve të partisë së AKR-së që t’i marrin vendimet çfarë i vlerësojnë, por sidoqoftë ka thënë se LDK i ka dhënë mjaft hapësirë kësaj partie sa kishin qenë bashkë në koalicion, njofton Klan Kosova.
Peci tha se gjatë gjithë periudhës sa kanë qenë në koalicion, Lidhja Demokratike e Kosovës i ka dhënë një hapësirë të jashtëzakonshme strukturave drejtuese të AKR-së dhe liderit të tyre, por tha se AKR nuk e ka organizuar asnjë takim në asnjë nivel.
“Pacolli ka thënë mjaft më me korrupsion, mjaft më me zhvatje, mjaft më me hajni dhe gishtin e ka pasur në drejtim të koalicionit PAN”, tha Peci.
Për më tepër, ai përmendi deputetin e AKR-së Korab Sejdiun, i cili kishte thënë se nuk do ta votojë një qeveri të PAN-it, dhe Agim Bahtirin i cili kishte thënë se vetëm prezenca e tij në tabut e mundëson koalicionin me PAN.