Peja fiton ‘dramën’ në ‘Minatori’, shpallet kampion i Superligës së Kosovës

301

Peja është kampion i Kosovës për edicionin 2022-23.
Pejanët fituan ‘dramën’ në ‘Minatori’ me 91 – 93 ndaj Trepçës, shkruan lajmi.net.

Ndeshja nisi furishëm nga të dyja ekipet, të cilat zhvilluan ndeshje fenomenale.

Dy çerekët e parë u mbyllën nisën zjarr nga të dy ekipet.

Peja fitoi 17 – 21 çerekun e parë.

Edhe në çerekun e dytë u zhvillua ndeshje e baraspeshuar, që në fund u mbyll në të mirë të vendasve.

17 – 15 ishte rezultati final i çerekut të dytë, ndërsa 34 – 36 përfundoi pjesa e parë.

Trepça e mbylli çerekun e tretë në epërsi prej dy pikëve, respektivisht me shifrat 24:22, epërsi kjo që bëri ta barazonte rezultatin e ndeshjes në 58:58.

Në çerekun e fundit ekipet nuk kishin çfarë të humbasin, duke dhuruar spektakël.

Në këtë çerek ekipet treguan lojë fenomenale, duke u mbyllur me rezultat të barabartë 19 – 19, respektivisht 77 – 77.

Më i dalluari për mitrovicasit ishte Drilon Hajrizi me 21 pikë, kurse për pejanët i mirë ishte Joseph me 21 gjithsej./Lajmi.net/

Comments