Pendarovski: Emri i armatës përcaktohet përmes Kushtetutës
Emri i ushtrisë së vendit nuk varet nga aktorët politik, por është çështje që përcaktohet përmes Kushtetutës. Kështu thotë Presidenti, Stevo Pendarovski duke theksuar se përderisa emri i shtetit është Maqedonia e Veriut edhe institucionet shtetërore përfshirë ushtrinë, janë të Maqedonisë së Veriut. Kështu sipas Pendarovskit është e pabazë rezistenca e VMRO DPMNE-së opozitare për të mos miratuar Ligjin për mbrojtje, e cila përfshin riemërimin e Ushtrisë së Maqedonisë në Ushtria e Maqedonisë së Veriut.
Edhe Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska pret që VMRO DPMNE-ja opozitare të heq dorë nga bllokimi i ligjit.
“Pres që në fund të mbizotërojë arsyeja dhe VMRO DPMNE-ja të kuptojë se miratimi i këtij ligji është edhe në favor të saj si parti”, u shpreh Sjekerinska.
E pyetur se çfarë mund të ndodhë nëse Kuvendi shpërbëhet përpara se Protokolli i anëtarësimit të vendit në NATO të ratifikohet nga ana e Spanjës, Shekerinska tha se pushteti ka biseduar për të gjitha opsionet e mundshme për të mos e cenuar integrimin e vendit në NATO dhe se me shpërbërje nuk nënkuptohet edhe zhdukja e Kuvendit.