Pensionohet nga sporti i xhudos Loriana Kuka

Xhudistja kosovare, Loriana Kuka, është pensionuar nga sporti pas eliminimit të hershëm nga LO “Parisi 2024”.
Kuka mori pjesë në “Paris 2024”, por nuk arriti të korrte sukses, pasi u eliminua qysh në raundin e dytë, shkruan Indeksonline

Lajmin për pensionimin e Kukës nga sporti i xhudos e konfirmon Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK-u).
Gjatë karrierës, Loriana Kuka, ka fituar medalje botërore, europiane dhe shumë çmime të tjera./Indeksonline/