Për orë të tëra ishte në Prokurorinë Speciale për dallaveret me rezerva shtetërore: Flet ministrja Hajdari

175
fresco

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Rozeta Hajdari sot shkeli në zyrat e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.
Aty qëndroi për disa orë, shkruan lajmi.net.

Gjerësisht u raportua se ajo po intervistohej për skandalin për Rezervat Shtetërore.

Me të dal nga selia e kësaj prokurorie, ajo tha se s’është marrë në pyetje, dhe se kishte një intervistim për disa ligje që janë në fuqi e që lidhen me skandalin në fjalë.

Ajo tha se do të përgjigjen pasi të i kryejnë disa procedura që ajo përmendi shkurtazi para gazetarëve.

“Nuk jam intervistuar sot, sepse, është fjala për intervistë për rezervën shtetërore e cila kërkon çartësi në legjislacionin në fuqi, që është Ligji për Rezervën Shtetërore, Ligji për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar dhe ligjet tjera, prandaj deri sa ti marrim qartësitë përkatëse ne do ti marrim qartësitë përkatëse, ne do të bëjmë kërkesën dhe të ju japim përgjigjet që kanë nevoj ti marrim“, tha ajo./Lajmi.net

Comments