Përçarje në ASH: Teuta Ramadani largohet, akuzon Taravarin për devijim nga parimet

Në vazhdën e përçarjeve brenda anëtarësisë së ASH-së së Taravarit, kryetarja e Forumit të së Gruas, dega në në Çair, Teuta Ramadani Xhaferi, ka konfirmuar largimin e saj nga partia për shkak të siç thotë, devijimit që nuk ka asnjë lidhje me partinë që e kanë ndërtuar së bashku.
“Ndarja me Ziadin Selën ndodhi pikërisht për këtë arsye, sepse vendosi të bashkëpunojë me BDI-në, dhe është tragjike që pas gjithë asaj beteje, sot po përjetojmë të njëjtën histori” ka shkruar Xhaferi. Në mbledhjen e fundit të degës thekson se u është thënë kush nuk e ka dresin e partisë, derën e ka të hapur për largim. “Këtë e tha pikërisht ai që dikur lutej mbas dere për t’u afruar në degë dhe ai i cili forcën politike e ka vetëm në fjalë dhe premtime boshe për të arritur qëllimin e tij. Aleanca nuk shitet për interesa personale, ka shkruar kryetarja e forumit të gruas të ASH-së në Çair.