Përfundon ”drama” në ”Fadil Vokrri”, Prishtina ndahet baraz me Dritën

225

Ka përfunduar pa fitues ndeshja mes Prishtinës dhe Dritës.

Rezultati përfundimtar në stadiumin ”Fadil Vokrri” ishte i barabart 1-1, shkruan IndeksOnline.

Drita shkoi në pushim në epërsi, me golin e Arb Manaj, në minutën e 39-të.

Një pikë Prishinës ia siguroi Leotrim Kryeziu, me golin e shënuar në minutën e 88-të.

Pas kësaj ndeshje, Drita renditet në vendin e dytë në tabelë me 22 pikë, aq sa ka edhe Ballkani dhe Malisheva.

Ndërsa Prishtina mbetet në vendin e katërt me 20 pikë./IndeksOnline/

Comments