Përfundon ‘drama’ në ‘Stamford Bridge’, Chelsea – United ndahen baras

419
fresco

Chelsea dhe Manchester United kanë ndarë pikët.
1:1 përfundoi derbi në Londër, në mes Chelsea dhe Manchester United, përcjell lajmi.net.

Ndeshja e sotme u konkretizua me raste nga të dy ekipet, por më dominues ishin ‘Djajtë e Kuq’.

Luke Shaw, Antony dhe Marcus Rashford kishin raste të mira shënimi për United, por që nuk u konkretizuan, gjatë pjesës së parë.

Në anën tjetër edhe ‘Blutë e Londrës’ u munduan të rrezikojnë portën e David de Geas, me anë të Pierre Emerick Aubameyang, por në dy raste nuk u tregua i saktë gabonezi.

Edhe në pjesën e dytë skuadrat po mundoheshin të zhbllokonin sfidën.

Raste krijuan, por jo edhe gola nga loja e hapur.

Në minutën e 87` Armando Broja (i cili hyri në lojë nga banka) arriti të nxjerrë një penallti për ‘Blutë e Londrës’, ku më pas në gol e konkretizoi Jorginho.

Kur po mendohej se Chelsea po shkonte drejt fitores, ashtu nuk mendoi United. Në minutat shtesë realizoi Casemiro për të barazuar gjithçka.

Me këtë barazim Chelsea ka 21 pikë në vendin e katërt, kurse United ka 20 në të pestin./Lajmi.net/

Comments