Përfundon sezoni për Ekitiken, ja sa do të mungoj

131

Sezoni për Hugo Ekitike-n tashmë ka përfunduar, e po ashtu edhe ëndrra për të luajtur në Kupën e Botës.

Sulmuesi i Liverpulit mbrëmë ka pësuar një lëndim gjatë ndeshjes çerekfnale të Champions League, ndaj PSG-së, shkruan IndeksOnline.

Francezi sot u është nënshtruar testeve mjekësore, ku sipas asaj që raporton SkySport, është konfirmuar një dëmtim në tendinin e Akilit.

Ekitike do të mungojë së paku gjashtë muaj, por rikuperimi i plotë mund të zgjasë deri në nëntë muaj.

Kështu ai nuk do të arrijë të jetë pjesë e Francës për Kupën e Botës, e cila nis më 11 qershor./IndeksOnline/

Comments