Përfundon takimi i Kurtit me Borrellin dhe Lajçkun, nis ai ndërmjet Vuçiqit dhe përfaqësuesve evropianë

256

Tashmë ka filluar takimi i presidentit serb Aleksandar Vuçiq me Komisionerin Evropian për Politikë të Jashtme Josep Borrell dhe të dërguarin special të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, në selinë e EEAS në Bruksel

Kujtojmë që paraprakisht, Borrell dhe Lajçak janë takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Pas kësaj, me Kurtin do të mbahet takimi i përbashkët mes Vuçiqit, Borrellit dhe Lajçakut.

Pas takimeve, Borrell do të mbajë një konferencë për media.

Comments