Përfundon takimi Thaçi-Vuçiç, çfarë u diskutua

387

Ka përfunduar takimi joformal ndërmjet Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij serb, Aleksandar Vuçiç.

Takimi u zhvillua me ndërmjetësimin e Federica Mogherini, Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, dhe ka zgjatur rreth 1 orë e gjysmë.

Më herët Komisioni Evropian, ka thënë se qëllimi i këtij takimi ishte shkëmbimi i mendimeve lidhur me vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Në fokus ka qenë përgatitja e fillimit të një faze të re të dialogut.

Comments