“Përgëzime qeverisë gjermane”-Eurodeputeti gjerman ironizon me deklaratrën e Grenellit
Dje ish-emisari për Ballkanin Perëndimor në presidencën e Trump-it, Richard Grenell, tha se ndihet i gëzuar me faktin se liderët evropianë reaguan që anëtarësimi i Kosovës në KiE të lidhet me Asociacionin.
Grenell tha se është ndjerë krenarë që vendet evropiane po e ndjekin politikën e Trump-it.
Për këtë, ka reaguar eurodeputeti gjerman, Reinhard Butikofer, i cili ironizoi me Grenellin duke i thënë “Përgëzime qeverisë gjermane, ajo më në fund ka arritur të fitojë duartrokitjet dhe respektin e dobët të ekstremistit Trump”, shkruan lajmi.net.
“Përgëzime qeverisë gjermane! Ajo më në fund ka arritur të fitojë duartrokitjet dhe respektin e dobët të ekstremistit Trump, Richard Grenell në politikën e saj për Kosovën! Çfarë përparimi!”, ka shkruar eurodeputeti gjerman.
Grenell bëri dje në postim ku iu gëzua përgjigjes që tre liderët evropianë, kancelari gjerman, Olaf Scholz, presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni i dërguan kryeministrit Kurti për t’ia bërë të qartë që e mbështesin draft-statutin për Asociacionin nga Lajçaku, duke thënë se “europianët më në fund po e përqafojnë politikën e Trump për Kosovën”- ka thënë Butikofer në “X”. /Lajmi.net/