Përleshje mes dhëndrit dhe vjehrrit në Istog, të dy përfundojnë në spital
Një përleshje familjare ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Istog, ku dhëndri dhe babai i bashkëshortes janë përfshirë në një konflikt fizik pas një mosmarrëveshjeje.
Sipas njoftimit të policisë, rasti është raportuar rreth orës 21:00. Të dy të dyshuarit, meshkuj kosovarë, kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë trajtim mjekësor pas incidentit.
Pas intervistimit në polici dhe me vendim të prokurorit, të dy janë liruar në procedurë të rregullt.
“Istog 24..10.2025-21:00. Janë intervistuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë (dhëndër dhe baballëk-babai i bashkëshortes), pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje, janë përleshur mes veti dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./IndeksOnline/

