Përleshje në një diskotekë në Pejë, ndërhyn edhe sigurimi
Një përleshje mes disa personave ka ndodhur në një klub nate në Pejë.
Në një video të cilën e ka siguruar lajmi.net, shihet se si këta persona godasin me grushte njëri-tjetrin në katin e dytë të kësaj diskoteke, shkruan lajmi.net.
Aty shihet se si përleshja shkakton kaos dhe frikë tek të pranishmit tjerë të cilët nisin të ikin nga vendi i ngjarjes.
Më pas, aty ndërhyjnë rojet e këtij klubi të natës.
Përleshja nuk dihet saktë se në cilën ditë ka ndodhur, mirëpo që në bazë të muzikës, dëgjohet se përformues atë natë ishte këngëtari Butrint Imeri.
Nga Policia ndërkaq nuk janë deklaruar ende në lidhje me rastin. /Lajmi.net/

