Perpjekja për të fituar përkrahje në SHBA, Vuçiq u shtron darkë kongresmenëve dhe Grenellit

106

Serbia po kërkon t’i ndreq punët me Amerikën, duke fituar mbështetjen e shtetit më të fuqishëm në botë. Për këtë, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq e ka angazhuar ambasadorin e tij në Washington, Marko Gjuriq. Ky i fundit mbrëmë ishte në një darkë të organizuar për disa anëtarë të Kongresit Amerikan dhe ish-emisarin e SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, transmeton Gazeta Express.

Në darkën në Washington morën pjesë 14 përfaqësues të Kongresit Amerikan, përfshirë anëtarë të Komisionit të Punëve të Jashtme, Komitetit Ushtarak dhe Komisionit të Sigurisë në Dhomën e Përfaqësuesve në SHBA.

Moebel THEMA

Aty, siç shkruajnë mediat serbe, Gjuriq shprehu mirënjohjen e tij për të mbledhurit dhe për rëndësinë që tha se ata i kushtojnë përmirësimit të mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Sonte, me ardhjen tuaj, ju dërguat mesazhe miqësie, respekti dhe mbështetjeje për Serbinë, mesazhe respekti për rezultatet e Serbisë në vitet e fundit dhe mesazhe të afirmimit të rrugës që po ecën Serbia si një partnere e besueshne dhe shtyllë e stabilitetit në rajon”, tha Gjuriq.

Comments