Përplasen tre makina në Shkodër, një grua në gjendje të rëndë
Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në fshatin Trush të Shkodrës.
Në këtë ngjarje mësohet se janë përplasur 3 makina, ndërsa një grua është në gjendje të rëndë.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen, ndërsa nuk dihen ende rrethanat e përplasjes së makinave.