Përplasje masive në Milot-Mamurras, aksidentohet eskorta e Sali Berishës
Një aksident masiv ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin e autostradës Milot- Mamurras në Shqipëri. Janë përplasur me njëra tjetrën katër makina dhe njëra prej tyre shoqëronte ish-kryeministrin Sali Berisha në takimin e sotëm të “Foltores”.
Pas përfundimit të takimit ne Kurbin, përgjatë kthimit në kryeqytet njëra nga makinat e eskortës së Berishës është përfshirë në aksident. Të lënduar lehtë nga aksidenti janë 3 persona. Ata po marrin mjekim në urgjencën e Laçit.

