Përse nuk e përmendi Hasanbegun ,Dime Spasov, ministër i punës dhe politikës sociale ?!

Rreth 50-60 % e shtëpive të vërshuara në Stajkovci janë pastruar, theksoi ministri i punës dhe politikës sociale, Dime Spasov që është koordinator i këtij vendbanimi, transmeton TetovaSot.
“Stajkovci numëron rreth 1.050 shtëpi dhe mbi 5.000 banor, prej të cilave mbi 70 % e shtëpive u vërshuan. Ata shtëpi që janë vetëm një kat, janë vërshuar në tërësi, pa kushte për jetesë, ato që janë dy kate, kati i parë është i dëmtuar i dyti jo, ndërsa ata që kanë tre, kati i dytë dhe i tretë janë të banueshme. Pjesa më e madhe e shtëpive janë goditur nga vërshimet. Duhet ta kuptojmë volumin e katastrofës që ndodhi në Shkup. Meterologët thuan se një vërshim i këtillë nuk ka ndodhur në 1.000 vitet e fundit. Pjesa më e madhe e shtëpive janë vërshuar, shumë shi ka ra.”, theksoi Spasov.