Përtej kufijve, ne jemi një, kështu shkruan Shkëndija për ndeshjen vëllazërore ndaj Dritës
Conference League këtë sezon për herë të parë do të ketë një derbi vëllazëror.
Drita dhe Shkëndija, do të përballen në derbin e madh shqiptarë gjë që nuk ka ndodhur ndonjëherë më parë në garat evropiane.
Madhështia e këtij derbi është se ndeshja do të luhet më 27 nëntor, një ditë para Ditës së Flamurit.
Në faqen e tyre zyrtare në “Facebook”, klubi tetovar ka postuar një foto ku shihen dy heronjtë tonë kombëtar, Adem Jashari dhe Skëndërbeu, krah flamurit kombëtar dhe atij shtëror.
“Përtej kufijve, ne jemi një, një komb, dy skuadra, një ndjenjë”, shkroi Shkëndija në faqen e tyre.
Kujtojmë se derbi vëllazëror, zhvillohet në “Fadil Vokrri”, këtë të enjte në orën 21:00./IndeksOnline/

