Pesë gjykatës të Gjykatës Administrative janë marrë në pyetje nga PSP (FOTO)

263
fresco

 

Gjykata Administrative

Pesë gjykatës të Gjykatës Administrative janë ftuar ne pyetje në Prokurorinë Speciale Publike (PSP), për vendim dhe mendim në lidhje me ankesat në proceset zgjedhore, njofton Portalb.

Sipas, kryetarit të Këshillit Gjyqësor, Zoran Karaxhovski, i cili sot mbajti konferencë për shtyp dhe e konfirmoi lajmin, askush nuk guxon që t’i pyes gjykatësit për vendimet e tyre dhe se një gjë e tillë është kundër-kushtetuese.

midle

Për të njëjtën, prokurorja e PSP-së, Lençe Ristoska, deklaroi shkurt se “nëse të njëjtët punojnë si gjykatës, nuk do të thotë se kanë përgjegjësi”.

Megjithatë, Karaxhoski, ngelet i qëndrimit se marrja në pyetje në cilësinë e personave të dyshuar të pesë gjykatësve të Gjykatës Administrative nga PSP, për vendimin e sjellë në kryerjen e funksionit të tyre gjyqësor është në kundërshtim me pikën 1 të amendamentit 25 të Kushtetutës së RM-së, rransmeton Portalb.

“Veprimi për subjektet e potencuara, është në kundërshtim me amendamentin 25 të Kushtetutës së RM-së, i cili në mënyrë decide e përcakton pavarësinë e pushtetit gjyqësor në Maqedoni, si dhe nenin 99 të Kushtetutës së RM-së i cili parasheh se gjykatësi ka mandat të pakufizuar si garanci kryesore prej presioneve eventuale dhe ndikimeve gjatë kryerjes së funksionit i cili është paraparë me parimet fundamentale për pavarësinë të cilat janë vendosur me kartën e madhe të përplasjes së këshillit konsultativ të gjykatësve evropianë”, tha Karaxhovski.

Sipas portalit “Svedok”, pesë gjykatësit të cilët kanë sjellë vendim për votimin e dyfishtë në Qendër, janë Ana Gerasimovska, Daniella Antovska, Gjoko Zhivkovski, Nada Ivanova dhe Rahillka Stojkovska.

Ana Gerasimovska

Ana Gerasimovska

Daniela Antonovska

Daniela Antonovska

Gjoko Zhivkovski

Gjoko Zhivkovski

Rahillka Stojkovska

Rahillka Stojkovska

Nada Ivanova
Comments