Pesë policë në burg si të dyshuar, Kurti: Tendenca për fushatë kundër Policisë së Kosovës është e dëmshme

55

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës ka folur për rastin tragjik të vdekjes së 27 vjeçarit, Agon Zejnullahu, rast për të cilin janë arrestuar pesë policë të Kosovës si të dyshuar për “Vrasje nga pakujdesia”.

Kurti është marrë me diskutimet publike që po bëhen lidhur me rastin. Sipas Kurtit, tendenca për fushatë kundër Policisë së Kosovës është e dëmshme dhe s’është zgjidhje.

“Diskutimet publike që po bëhen dhe gjykimet publike që po jepen, janë të vështira për familjen Zejnullahu dhe miqtë e të ndjerit. Në të njejtën kohë tendenca që të nisë një anti fushatë kundër Policisë së Kosovës është e dëmshme dhe s’është zgjidhje. Thirrjet për drejtësi dhe përgjegjësi janë të drejta, por ato realizohen me rezultate të plota të hetimit dhe një verdikt profesional mbi bazë të tyre. Vetëm atëherë sigurohemi që llogaridhënie për rastin dhe garanci që situate të ngjashme të mos përsëriten asnjëherë”, ka thënë Kurti./Express/

Comments