Pezullohet sezoni në NBA, shkaku i koronavirusit

465

Përpos disa vendimeve të Trump të marra sot, në SHBA edhe NBA ka dhënë një lajm për fansat e basketbollit.

NBA ka lajmëruar që do të suspendojnë sezonin deri në një lajmërim të radhës pas ndeshjeve të së mërkurës në mbrëmje.

Shkaku është pandemia e koronavirusit.

Vendimi vjen pasi që një lojtar i Utah Jazz është testuar pozitiv me covid-19 para ndeshjes me skuadrën e Oklahoma City Thunder.

NBA

@NBA

NBA To Suspend Season Following Tonight’s Games

View image on Twitter
40.5K people are talking about this

Ndeshja iste anuluar para se të mbahej dhe asnjë lojtarë nuk ishte në palestër.

Liga ka thënë se do të mblidhen më vonë për të shikuar cilat hapa duhet marrë pavarësisht pandemisë. /GazetaExpress/

Comments