Plagosen dy persona në Bardhosh të Prishtinës
Gjatë ditës së sotme janë dëgjuar gjuajtje me armë zjarri në fshatin Bardhosh të Prishtinës, raporton Gazeta Express. Si pasojë e të shtënave me armë zjarri dy persona kanë mbetur të plagosur.
Policia tha se viktimat janë plagosur nga persona të panjohur.
Viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa motivet e plagosjes mbeten akoma të panjohura.
“Rreth orës15:30 është pranuar informata për një rast të plagosjes me armë zjarri të ndodhur në fshatin Bardhosh të komunës së Prishtinës.

