Tifozët e Prishtinës, “Plisat”, kanë organizuar një peticion për të faktuar se lahuta është instrument shqiptar.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Plisat kanë treguar se peticioni ka arritur gati 9 mijë nënshkrime.
Për të përfunduar peticionin atyre ju duhet të mbledhin 100 mijë nënshkrime.
“Të nderuar miq, peticioni ka arritur gati 9,000 nënshkrime i plotësuar me fakte se lahuta është shqiptare, i shkruar në gjuhën angleze dhe i drejtuar UNESCO-s. Ju lutemi shpërndajeni sa më shumë, ftoni miqt tuaj duhen mbledhur 100,000 nënshkrime që të merret më seriozisht. Faleminderit!”, kanë shkruar Plisat.