Plomp: Lufta ndaj korrupsionit me rëndësi për rajonin; Taseva: Ligji për informatorët nuk po zbatohet

Kjo u tha në tryezën në këtë temë, ku përfaqësues të institucioneve, ambasadorë dhe ekspertë theksuan domosdoshmërinë e implementimit të ligjit, i cili do të mundësonte luftimin më efikas të korrupsionit dhe kriminalitetit.
“Lufta kundër korrupsionit është çështja më e rëndësishme, jo vetëm për Maqedoninë, por për të gjitha vendet e Ballkanit perëndimor, të cilat duhet ta bëjnë këtë në rrugën drejt BE-së. ¬ Pikërisht këtu rol të rëndësishëm luajnë sektori civil, mediat e pavarura dhe individët”,- deklaroi ambasadori i Holandës, Valter Plomp.
“Një vit pas miratimit të ligjit janë miratuar vetëm rregulloret nga ana e Ministrisë së Drejtësisë, me të cilat jepen vetëm udhëzime. Institucionet publike patjetër të mundësojnë mekanizma për paraqitje të brendshme, me ç’rast ai që informon do të mbrohet dhe nuk do të frikësohet nga pasojat”,- tha Sllagjana Taseva nga “Transparens Interneshënëll”.
Nevojën për implementimin e këtij ligji e theksuan edhe nga institucioni i Avokatit të Popullit. Derisa nga MPB bënë të ditur se kanë përpiluar draft rekomandimet në rastet e paraqitjes së brendshme dhe të jashtme të informimit për korrupsion apo raste të krimit.
Mosimplementimi i Ligjit për informatorët mund të jetë rezultat ose i mosdijes, ose i mungesës së resurseve, apo i mungesës së vullnetit politik nga ana e institucioneve, u tha në debat.