Po ‘fluturonte’ në autostradë me 163 km/h, ndalohet shoferja “pilote”/VIDEO
Me shpejtësi nuk ecin vetëm meshkuj por edhe femrat. Në autostradën Tiranë-Durrës një shofere u ndalua, pasi u kap nga radarët e policisë duke ecur me shpejtësi 163 km/orë në kushte të lagështirës si pasojë e motit të keq. Shoferes me inicialet L.D i është pezulluar patenta dhe është gjobitur.
Policia thotë se qëllimi nuk është gjobitja dhe pezullimi i lejes së drejtimit por sensibilizimin e shoferëve. Ndërkohë kontrollet janë bërë edhe me për alkoolin mbrëmjen e së shtunës dhe në orët e para të mëngjesit të së dielës.
Tek ish Blloku 37-vjeçari D.N nga testi me aparat drager rezultoi i dehur në masën 0.90 mg/l, po kështu edhe një 34-vjeçar tek zona e Selvisë, duke sjellë edhe arrestimin e tyre. Policia rrugore ka arrestuar edhe dy shoferë të tjerë në unazën e re pasi ishin të dehur.
“Policia Rrugore e Tiranes apelon per perdorim te mjeteve te transportit publik ne rastet kur drejtuesit e automjeteve konsumojne alkool apo nuk disponojne Leje Drejtimi. Alkooli ne timon vret jeten”, – thotë Policia Rrugore.

