“Po rreni”, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj përleshet fizikisht – konfirmohet nga Astrit Gashi!

149
fresco

U raportua më herët rreth një konflikti fizik mes një qytetari dhe deputetit Armend Zemaj.

Rastin e ka konfirmuar edhe gazetari Astrit Gashi, i cili pohoi se rasti ndodhi teksa po xhironin një intervistë.

“Për incidentin është lajmëruar Policia e Kosovës, e cila i ka marrë të gjitha pamjet e xhiruara nga kamera. Për të lejuar hetimin policor e pa penguar dhe pa ndikuar, nuk do të lhohëm në detaje të incidentit” deklaroi Gashi.

Me këtë rast, ai shprehi keqardhje për një incident të tillë, duke ofruar bashkëpunim të plotë për organet e rendit.

Ndryshe, në media u raportua se Zemaj po jepte intervistë në sheshin e Prishtinës, qytetari në fjalë i ishte drejtuar atij me disa herë me fjalët:

“Po rreni, mos rrej, po rreni mos rrej”, reagimi i deputetit ka qenë i menjëhershëm duke iu kundërpërgjigjur me “Kush po rren?”.

Ky është postimi i plotë i tij (pa ndërhyrje):

Te dashur miq,

Sot pasdite gjate xhirimit te nje interviste me deputetin e Kuvendit te Kosoves Armend Zemaj, ka ndodhur nje incident fizik mes ketij te fundit dhe nje qytetari.

Per incidentin eshte lajmeruar Policia e Kosoves, e cila i ka marre te gjitha pamjet e xhiruara nga kamera. Per te lejuar hetimin policor e pa penguar dhe pa ndikuar, nuk do te leshohem ne detaje te incidentit.

Si individ dhe media ndjejme keqardhje te thelle per incidentin si dhe mbetem i hapur per te bashkepunuar me cdo forme me organet e rendit, per zbardhjen deri ne fund te ketij rasti.

Comments