Polici hero i Londrës rrëfen për herë të parë përballjen me 3 sulmuesit

200

Një oficer policie, ka përshkruar se si është verbëruar përkohësisht në njëri sy pasi ai luftoi me tre sulmuesit tërrorist gjatë sulmit të kryer në Londër. Polici shpjegon se ishte i armatosur vetëm më një shkop.

Wayne Marques ka folur publikisht për herë të parë që nga nata e sulmit terrorist, i cili la 8 të vdekur dhe 48 te plagosur.

Polici tregoi se në një moment ai mendonte se do të vdiste pasu u therr disa herë nga sulmuesit e armatosur me thika. Marques thotë se në fillim ka menduar se shqetësimi ishte një luftë në një pijetore por më pas e pa se bëhej fjalë për diçka krejtë tjetër.

Marques tregon se u kontaktua në telefon nga një oficer tjetër i policisë, i cili i tha se kishte parë tre persona duke therrur njerëz në rrugës. Polici e tregon momentin kur ju afrua sulmuesi i parë, duke thënë “Ndërsa i afrohesha atij, e godita me tërë fuqinë time, drejtpërdrejt në kokë”, transmeton Periskopi.

Comments