Polici i plagosur dje në Veri lirohet nga spitali
Policia që mbet i plagosur dje pas sulmit në Veri, Alban Rashiti, sot është liruar për në shtëpi.
Këtë e konfirmoi për Express drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Torakale, Nazmi Kolgeci.
“Mirë është, e kemi liruar më herët”, tha ai.
Dje në Banjskë të Zveçani nga një sulm është vrarë rreshteri Afrim Bunjakku, ndërsa janë lënduar edhe dy të tjerë.
Për këtë rast janë 6 persona janë ndaluar për 48 orë, derisa sulmin e kanë dënuar bashkësia ndërkombëtare. /GazetaExpress/