Polici serb: Kush është presidenti yt, Rugova a Millosheviqi? Ja si ishte përgjigjur një shqiptar

165

auto_14670703_10153924200673015_6816605813294374192_n1479027904

Një shqiptar në kufi ishte provokuar nga një polic serb me pyetjen kush është presidenti yt, Ibrahim Rugova apo Sllobodan Millosheviqi? Shqiptari ishte përgjigjur “kam mbret”

Një histori interesante e ka sjellë albanologu suedez Ullmar Qvick, për një shqiptar që ishte provokuar nga një polic serb në kufi të Kosovës.

Avni Ajdini me nënshtetësi suedeze po udhëtonte drejt Kosovës në fillim të viteve 1990 së bashku me profesorin suedez Orjan Sturesjo.

“U afrua një serb arrogant për të kryer kontrollimin”, shkruan Qvick.

“Kush është presidenti yt, Ibrahim Rugova apo Sllobodan Millosheviqi?”. Pyetja provokuese i drejtohet Avniut, me siguri serbi shpreson ti japë Avniut një dajak për gjoja “tradhëti”.

Avniu me një buzëqeshje të ëmbël e nxjerr pasaportën e tij suedeze:

“Urdhëroni! S’ kam president, kam mbret!”.

Comments