Policia arreston pesë persona në një koncert në Shkup, u gjendet drogë
Me datën 14/15.05.2022 nga ana e zyrtarëve policorë të Njësitit kundër tregtisë së kundërligjshme në SPB Shkup, në bashkëpunim me zyrtarë policorë nga Njësiti policor për intervenim në SPB Shkup, gjatë kontrollit në një objekt në zonën e Qendrës, ku po mbaheshe një koncert, janë ndaluar pesë persona të cilët posedonin marihuanë.
Shtetasit e ndaluar janë B.M (45), A.S (26), M.A.(23) të tre nga Shkupi dhe VM (27) nga Republika e Kosovës, si dhe shtetasit D.N (23) iu gjet një grimcues marihuane.
Personat janë ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tyre do të bëhet kallëzimi sipas nenit 215 të Kodit Penal.