Policia e interviston ministrin Endrit Shala për rrahjen e gazetarit

410
fresco

Policia e interviston ministrin Endrit Shala për rrahjen e gazetarit

Sot është intervistuar ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, nga hetuesit e Drejtorisë për Hetime e Krimeve të Rënda të PK-së, për sulmin ndaj gazetarit të portalit indeksonline, Ensar Ramadani.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

“Sot, më 19.12.20109 me autorizim të prokurorit, nga hetuesit e Drejtorisë për Hetime e Krimeve të Rënda të PK-së, është intervistuar një i dyshuar në lidhje me rastin ‘Sulm’ të ndodhur, më 17.12.2019 “, thuhet në përgjigjen e PK-së për Insajderin.

Sipas Policisë së Kosovës, gazetari në fjalë është intervistuar ditën e incidentit.

“Viktima është intervistuar ditën e incidentit. Hetuesit policorë në koordinim me organet e prokurorisë, janë duke ndërmarrë të gjitha aktivitetet në kompletim të rastit në fjalë”, thuhet në përgjigjet e PK-së.

Comments