Policia e Kosovës patrullon në pjesën ku u panë xhandarmëria serbe
Policia e Kosovës është parë duke patrulluar sot në Karaçevë.
Në disa video të publikuara në rrjete sociale, pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë parë teksa patrullojnë në pjesën ku janë parë xhandarmëria serbe, shkruan lajmi.net.
Ata shihen teksa ecin në pjesën e cila ndodhet brenda kufirit të Kosovës në fshatin Karaçevë, teksa janë edhe të armatosur.
Ndryshe, hyrja e xhandarëve serbë në brendësi të fshatit Karaçevë ka shkaktuar reagime të mëdha në Kosovë, teksa një akt i till është parë si shkelje e sovranitetit të Kosovës. /Lajmi.net/