Policia Financiare me kallëzim penal ndaj Blerim Bexhetit

50
fresco

Nga Policia Financiare njoftojnë se kanë parashtruar kallëzim penal ndaj tetë personave, ish-funksionarë dhe punonjës të Komunës së Sarajit dhe Qytetit të Shkupit, si dhe ndaj një inxhinier mbikëqyrës, të cilët dyshohen për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimin zyrtar, moskujdesit në punë dhe për falsifikimit ose shkatërrimit të librave zyrtarë, përcjell TV21.

“Drejtoria për Policinë Financiare ka parashtruar kallëzim penale pranë Prokurorisë Themelore Publike – Shkup kundër: B.B., në cilësinë e ish-kryetarit të komunës, S.Sh. dhe Q.K., në cilësinë e ish-sekretarëve në Komunën e Sarajit, A.S. dhe Q.A., në cilësinë e drejtuesve të sektorit për urbanizëm në Komunën e Sarajit, A.Sh., në cilësinë e bashkëpunëtorit të ri në Komunën e Sarajit, I.B.Sh., në cilësinë e drejtuesit të sektorit për planifikim dhe rregullim të hapësirës në Qytetin e Shkupit, L.Т., në cilësinë e inxhinierit mbikëqyrës. Ekzistojnë dyshime se personat e akuzuar, të punësuar në Komunën e Sarajit, edhe pse ishin të vetëdijshëm që për parcelën kadastrale KP 10405/6 KO Saraj nuk ekzistonte një plan i detajuar urbanistik, duke tejkaluar autorizimet e tyre zyrtare, hartuan dhe miratuan një kopje të planit dhe leje ndërtimi me përmbajtje të pasaktë, si dhe llogaritje për kompensim të tokës ndërtimore, në kundërshtim me ligjin. Ndërkohë, inxhinieri mbikëqyrës kreu kontroll teknik të objektit dhe përgatiti raport përfundimtar me përmbajtje të pasaktë. Në këtë mënyrë, personat e akuzuar, duke abuzuar me pozitat dhe autorizimet e tyre zyrtare dhe duke vepruar me pakujdesi në detyrat e tyre, i mundësuan subjektit juridik “Azra Idriz” DOOEL, f. Gllumovë, Shkup – Saraj të përfitojë të mira materiale në mënyrë të paligjshme në vlerë prej 108.638.840 denarë”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Policisë Financiare.

Comments