Policia gjermane arreston pesë persona të rrjetit të ISIS-it

Pesë persona të lidhur me të ashtuquajturin Shteti Islamik janë arrestuar në bastisje të koordinuara në Gjermani, përfshirë edhe një figurë të lartë islamike.
Apartamente të ndryshme janë bastisur në veri dhe perëndim të Gjermanisë, si dhe një xhami është kontrolluar në afërsi të Hanoverit, transmeton arbresh.info.
Në mesin e të arrestuarve ishte një irakian i cili njihet me nofkën Abu Walaa, apo “predikuesi pa fytyrë”.
Televizioni gjerman NDR e ka identifikuar atë si Ahmad Abdelazziz A.
Këto bastisje vijnë si rezultat i një informacioni të dhënë nga një xhihadist 22-vjeçar i cili kishte kaluar disa muaj me ISIS-in në Siri para se të ikte për në Turqi.
Para se të kthehej në Gjermani në fund të shtatorit, informatori i njohur si Anil O, dha një intervistë ku iu referua Abu Walaas si “numri një i ISIS-it në Gjermani”./Arbresh.info


