Policia konfiskon armë dhe municion në Tetovë
Një armë automatike, një pistoletë dhe municion janë gjetur në një shtëpi në fshatin Kopanicë të Tetovës, njoftojnë nga policia.
Sipas MPB-së, dje është privuar nga liria personi B.Z (32) nga fshati Kopanicë të Tetovës, pasi në shtëpinë e tij, gjatë një kontrolli të ekzekutuar me urdhër të gjykatës, janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike, një kornizë me 19 plumba të kalibrit 7.62. milimetra, një pistoletë Barretta, 162 plumba të kalibrit 7.62 mm dhe një plumb të kalibrit 7.65 mm.
B.Z pas kësaj është mbajtur në Stacionin Policor Tetovë për sqarimin e plotë të çështjes. Ai do të sillet para gjykatësit sot në procedurë paragjyqësore në Gjykatën Themelore të Tetovës.