Policia e Kosovës ka njoftuar janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për trajtimin e rastit lidhur me dhunën e shfaqur ndaj një vajze në Rahovec.

Policia thotë se në konsultim me prokurorinë ka ndërmarrë veprimet profesionale bazuar në fushëveprimin dhe autorizimet ligjore të saj, përderisa aspekti i trajtimit të viktimës nga aspekti social-edukativ dhe shëndetësor-mjekësor është realizuar nga autoritetet kompetente përgjegjëse.

”Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave zyrtare dhe konsideron se rastet e tilla të përdorimit të dhunës janë të papranueshme dhe se të gjitha veprimet policore kanë qenë dhe janë të orientuara në parandalimin e tyre si dhe marrjen e masave të menjëhershme ligjore ndaj secilit individ që përfshihet në perdorimin e dhunës apo nxitjen e saj në çfarëdo forme. Policia gjithashtu, inkurajon të gjithë qytetarët që rastet e tilla të raportohen me kohë tek organet kompetente në mënyrë që të veprohet në aspektin parandalues dhe rastet e tilla të mos përseriten”, tha ai./KosovaPress/