Policia thotë se bëhet fjalë për mjete të dyshimta shpërthyese në dy objekte në Prishtinë (Video)

447

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar për Telegrafin se rreth orës 10:30 kanë pranuar informatën se në dy objekte në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë , ndodhen mjete të dyshuara shpërthyese.

“Menjëherë pas marrjes së informatës në vend ngjarje kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore të cilat aktualisht janë duke u marr me rastin”, ka thënë Ahemti.

Ahmeti ka shtuar se për detaje tjera ju njoftojmë me kohë.

 

Comments