Pollozhani: A njihni ndonjë maqedonas që voton partitë shqiptare?

225

 

Profesor Shpëtim Polozhani, ish-i përndjekur politik, i është bashkangjitur zërave që bëjnë thirrje për vetëdijësim të shqiptarëve të cilët kanë vendosur të votojnë për LSDM-në e Zaevit, ndërsa asnjëherë nuk ka ndodhur që sllavo-maqedonët të votojnë një parti shqiptare.

Nëpërmjet një reagimi në faqen e tij në “facebook”, Pollozhani i porosit shqiptarët t’i shohin veprat dhe jo fjalët e partive maqedonase, të cilat kur vjen puna te shqiptarët kanë qëndrim të njejtë.

“Më mirë të kesh një armik (Millosheviq-Grujo) që ta tregon sopatën se një “mik” që të mashtron me çokollatën. Gruoja ditë e natë pëllet nëpër mitingje: më jepni 63 deputetë dhe unë do ta përfundoj (gjysmën e punës e ka kryer) pastrimin e shqiptarëve nga: Struga, Kërçova, Shkupi, Kumanova dhe Likova. Zaev u “distancua” nga politikat e LSDM-së në të kaluarën. Çfarë dobie kanë nga ky distancim i tij viktimat e asaj politike?

Sa i takon barazisë se gjuhëve vetëm budallenjtë nuk e shohin se ai gënjen. Si flasin piunët e tij shqiptarë nëpër takime me elektoratin fyromas.
Kulmi i genjeshtrës së tij është edhe dhënia e pensionit çdo personi që i ka mbushur 65 vjet. Ku do ti gjejë paratë. Të gjithë e dijmë se fondi pensional ka nje gropë të madhe dhe është para kolapsit. LSDM dikur premtonte një të punësuar për çdo familje!?

Veprat e LSDM-së flasin se kur janë në pyetje shqiptarët partitë fyromase veprojnë sipas thënies: te gjithë derrat nje turi e kanë.

Votoni partite opozitare shqiptare! Le ti digjen se ferkuari duart Fërçkos, ai që tha për Univetsitetin e Tetoves se ka lindur nje femije i vdekur pasi ai pret që shqiptarët ti japin LSDM-së 6.5% të votave.

Nuk ka ndodhur deri në ditën e sotme qe ndonjë fyromas qoftë edhe me gabim ta ketë dhënë votën për ndonjë kandidat shqiptar.

Fundja, shqiptaret le te votojnë si të duan por ama pasi më përpara ti kenë parë veprat. Le të mos mashtrohen nga fjalët e bukura.”

Comments