Poroj, katër muaj pas , të dukshme pasojat e vërshimeve

334

Katër muaj pas vërshimeve në Poroj ende situata është e njëjtë me rrugë të dëmtuara…

Katër muaj pas vërshimeve në Poroj ende situata është e njëjtë me rrugë të dëmtuara, infrastrukturë të shkatërruar tërsishtë, si dhe urat ende të pa ndërtuar.

Edhe pse materiali për ndërtimin e urës është në vende , ndërkohë punët janë duke vazhduar shumë ngadalë,banorët e shfrytëzojnë ende urën e improvizuar për të kaluar vetëm ne këmbë.

Nga BL e Porojit shprehen se punët janë duke shkuar shumë ngadalë,dhe kanë frikë se me fillimin e vjeshtës reshjet e shiut do të rriten në këtë pjesë ndërsa shtrati I lumit dhe shumë punë të tjera janë lënë përgjysmë. Ata ankohen edhe për moskompensim të dëmeve bujqësore.

“Po situate është si ishte atëherë para katër muajve tash është filluar me punimin e urës këtu shtrati I lumit mbet pa pastruar , gjendja është alarmante pjesën lartë rreziku është I mundshëm tash më shirat e vjeshtës dhe ç’far do bëhet si do behët ende nuk dimë as gjë. Jo deri më tani nuk ka kompensim të dëmeve banorët presin e as një kompensim deri më tani sot nuk është bërë edhe pse komisioni ka qenë në tërën por kompensimi nuk ka”, shprehet kryetari i BL Poroj, Ramadan Sulejmani.

Banorët kërkojnë nga komuna dhe institucionet që të marrin masa pasi sipas tyre ato kanë bërë shumë premtime por deri me tani vetëm në letër premtimet kanë mbetur.

“Kemi dërguar në komunë kërkesat pastaj ato kanë dërguar ushtrinë mirëpo ato shumë ngadalë e çojën punën. Kërkojmë që më shpejtë të punohet pasi janë mbyllur një pjesë e fshatit nuk mund të lëvizet me vetura duhet të shkojnë rreth e përqark më shpejt duhet”…

“Duhet të marrohet ura duhet pastrimi I shtrati duhet të ndërtohen dikat të mos vërshoje ujti nga lartë pasi shteti gjithmonë ka problem me këtë dhe fshati edhe rrethe e përqark Xhepcisht , Poroj, Xherm e Trebosh,na vërshon gjithëve , dëmet deri më tani nuk kamë dëgjuar se I kanë pagjuajtur”…

“Ka pasur dëme plotë por me paguar jo kush nuk kanë marrë masa as pakë, as gjë sot e asaj ditë as gjë nuk është punuar. Ne kërkojmë pakë më tepër angazhim dhe punë më shumë atë kërkojmë pasi jo vetëm premtime e premtime e as gjë në fund”, shprehen banorët.

Ndërkohë banorët e Porojit dhe bashkësia lokale e këtij fshati janë shprehur se nëse brenda kësaj javë nuk fillohet me ndërtimin e urës dhe pastrimin e shtrati të lumit ata përsëri do të protestojnë duke bllokuar rrugën kryesore Tetovë Jazhincë.

Edhe përkundër përpjekjeve nuk arritëm të sigurojmë prononcim nga komuna e Tetovës.

Comments